Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion...

E Enjte, 19.11.2015




Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga znj. Selvije Halimi, nënkryetare e Komisionit, miratoi raportin me amendamente të hartuar nga grupi punues në Projektligjin nr. 05/L-41 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 04/L-051 për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimit të funksionit publik. Ky projektligj procedohet për vlerësim (sipas kompetencës) në komisionet kryesore.


Në të njëjtin takim Komisioni e shqyrtoi dhe e përkrahu raportin me amendamente të komisionit funksional në Projektligjin nr. 05/L-38 për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.


Në fund Komisioni vendosi që mbledhja e radhës të jetë me dt. 30.11.2015 në orën 11:00.

 

 

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion...