Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale
E Mërkure, 18.11.2015
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale e drejtuar nga Flora Bronvina, kryetare, u shqyrtua raporti i progresit për vitin 2015, pjesa për shëndetësi dhe mirëqenie sociale dhe Projektligji për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016, përkatësisht Projekt buxheti për Ministrinë e Shëndetësisë.
Lidhur me Raportin e Progresit për vitin 2015 u theksua se në përgjithësi raporti ka dhënë një paraqitje reale të gjendjes së mjekësisë në Kosovë.
Në fushën e mjekësisë ka një investim shumë të madh për mjete dhe pajisje moderne, por nuk ka një trajtim më të mirë financiar të personelit dhe rritje të tij.
Gjatë shqyrtimit të Projektligjit për Buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2016, u theksua se buxheti për këtë vit është i vogël edhe pse kërkesat dhe vështirësitë që has mjekësia në përgjithësi janë të mëdha.