Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa

E Mërkure, 18.11.2015




Shqyrtimi i Raportit të shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për nëntëmujorin e vitit 2015 ishte pikë e parë e rendit të ditës së mbledhjes së sotme të Komisionit për Buxhet dhe Financë, të kryesuar nga Naser Osmani, kryetar i Komisionit. Para Komisionit parametrat e këtij Raporti sipas kategorive të parapara i paraqiti sekretari i përgjithshëm i Kuvendit të Kosovës,Ismet Krasniqi. Pas fjalës së sekretarit, Komisioni aprovoi këtë Raport.

Në vijim Komisioni shqyrtoi Projektligjin nr.05/L-38 për Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe amendamentet e Komisionit funksional për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport në këtë Projektligj. U theksua se ky Projektligj ka një kosto vjetore financiare prej 260 mijë euro. Komisioni e përkrahu dhe njëkohësisht e procedoi Projektligjin tutje në Kuvend.

Gjatë shqyrtimit të Projektligjit Nr. 05/L-51 për Treguesit gjeografik dhe për emërtimet e origjinës dhe amendamenteve të Komisionit funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, u theksua se ky Projektligj nuk ka kosto buxhetore. Pastaj u shqyrtua Projektligji nr. 05/L-57 për themelimin e fondit kosovar për garanci kreditore dhe amendamentet e Komisionit funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, për të cilin u tha se nuk ka kosto buxhetore, ndërsa parashihet të formohet një fond. Në vazhdim Komisioni shqyrtoi Projektligjin nr. 05/L-58 për Dizajnin Industrial dhe amendamentet e Komisionit funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri. Edhe këto tri projektligje u përkrahën dhe njëkohësisht u proceduan tutje në Kuvend.

Komisioni përcaktoi edhe agjendën e shqyrtimit të Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016, i cili tashmë është miratuar në parim nga ana e Kuvendit të Kosovës.

 

 

Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa