Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Veseli u nënshkrua në librin e zisë në Ambasadën e Francës
E Marte, 17.11.2015
Në nderim të qytetarëve francezë, të cilët humbën jetën të shtunën si pasojë e sulmit terrorist në Paris, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, vizitoi sot Ambasadën e Francës në Prishtinë dhe u nënshkrua në librin e zisë.
"Sulmet mizore ndaj qytetarëve të Parisit, janë sulme kundër të gjithë njerëzve anë e kënd botës që besojnë në paqen dhe lirinë, sepse Franca është atdheu i vlerave dhe idealeve më të larta politike të botës moderne, lirisë, të drejtave të njeriut dhe demokracisë. Terrorizmi mund të lëndojë zemrat tona, njerëzit tanë, por kurrë nuk do t'ia dalë të thyej besimin tonë në këto ideale", ka shkruar në librin e zisë, kryeparlamentari Veseli.