Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media

E Enjte, 12.11.2015




Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Zenun Pajaziti, kryetar i Komisionit, në mbledhjen e sotme, temë shqyrtimi kishte amendamentet e propozuara në Projektligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative, të cilat ishin bërë nga ana e grupit punues të këtij Komisioni, të ndihmuar edhe nga ekspertë të kësaj fushe. Angazhimi i deputetëve u përqendrua në saktësimin dhe pasurimin e këtyre amendamenteve. Shqyrtimi i një pjese të amendamenteve do të vazhdojë edhe në mbledhjen e ardhshme të këtij Komisioni, kur pritet të bëhet edhe miratimi i të gjitha amendamenteve, në mënyrë që pastaj të bëhet votimi i Projektligjit në tërësi për procedim të mëtejmë në Kuvend.

Mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media