Lajmet e fundit
Përfundoi intervistomi i kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese
E Mërkure, 11.11.2015
Komisioni për shqyrtimin e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, pas përfundimit të intervistave me gojë ( gjatë ditës së sotme) dhe testit me shkrim i mbajtur më 9.11.2015, i ka përzgjedhur katër (4) kandidatë për dy pozita të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese.
Kandidatët që kanë shënuar më shumë pikë gjatë intevistimit janë:
1. Gresa Cakaj Nimani,
2. Rexhep Gashi,
3. Selvete Gërxhaliu,
4. Hashim Çollaku.
Këta kandidatë do t'i dërgohen seancës së Kuvendit të Kosovës për votim.