Lajmet e fundit

Dëgjimi publik i komisionit për integrime evropiane

E Mërkure, 11.11.2015




Grupi punues për monitorimin e zbatimit të Ligjit për Parandalimin dhe Luftimin e Trafikimit me Njerëz dhe Mbrojtjen e Viktimave të Trafikimit, i Komisionit për Integrime Evropiane, i udhëhequr nga Luljeta- Veselaj, Gutaj, organizoi sot dëgjim publik, me qëllim të informimit më të përafërt lidhur me zbatimin e këtij ligji.

Të pranishëm në këtë dëgjim publik ishin përfaqësuesit e institucioneve relevante, e të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë në zbatimin e këtij ligji. Të pranishëm në këtë takim ishin edhe përfaqësuesit e nga shoqëria civile.

Me këtë rast, përfaqësuesit e institucioneve dhe OJQ-ve prezantuan të arriturat dhe sfidat e tyre gjatë zbatimit të këtij ligji.

Grupi punues, ndërkaq, u informua përsëafërmi me sfidat që ballafaqohen autoritetet kompetente për parandalimin dhe luftimin e trafikimit me njerëz dhe ofrimin e ndihmës dhe mbrojtjes së viktimave të trafikuara.

Bazuar në mbikëqyrjen e zbatimit të këtij ligji dhe dëgjimit publik, grupi punues do të hartojë raportin me rekomandime lidhur me zbatimin e Ligjit për Parandalimin dhe Luftimin e trafikimit me njerëz dhe mbrojtjen e Viktimave të Trafikimit.

 

 

 Dëgjimi publik i komisionit për integrime evropiane