Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të drejtat dhe interesat e komuniteteve dhe kthim

E Marte, 10.11.2015




Në mbledhjen e sotme, Komisioni për të drejtat dhe interesat e komuniteteve dhe kthim, e kryesuar nga zonja Jasmina Zhivkoviq, kryetare e Komisionit janë shqyrtuar tri projektligje, dhe atë: Projektligji nr. 05/L-045 për sigurimet, me amendamentet e Komisionit funksional për buxhet dhe financa, Projektligji nr. 05/L-042 për rregullimin e shërbimeve të ujërave me amendamentet e Komisionit funksional për bujqësi, pylltari, ambient dhe planifikim hapësinor, si dhe Projektligjit nr. 05/L-018 për provimin e maturës shtetërore, me amendamentet e Komisionit për arsim, shkencë, teknologji, kulturë, rini dhe sport.

Pas një diskutimi gjithëpërfshirës, anëtarët e komisionit kanë mbështetur procedimin e mëtejmë të tri projektligjeve (për miratim), në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ndërsa në Projektligjin e tretë, deputetët kanë dhënë një amendament të reja në nenin 5, paragrafi 1.

 

Nga mbledhja e Komisionit për të drejtat dhe interesat e komuniteteve dhe kthim