Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...
E Marte, 10.11.2015
Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Muhamet Mustafa, shqyrtoi Raportet me amendamente të tri projektligjeve: Projektligjit për Themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, të Projektligjit për dizajnin industrial dhe të Projektligjit për treguesit gjeografik dhe emërtimet e origjinës.
Pas shqyrtimit dhe diskutimit lidhur me amendamentet e raportit, komisioni i miratoi amendamentet e paraqitura, duke përfshirë edhe ndryshimet dhe propozimet e dala gjatë debatit të sotëm.
Është shtyrë, ndërkaq, për mbledhjen e radhës shqyrtimi i Raportit me amendamente i Projektligjit për energjinë termike.