Lajmet e fundit

Kryetari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik... takoi ambasadorin e Hungarisë

E Marte, 10.11.2015




Kryetar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, i Kuvendit të Kosovës, Muhamet Mustafa, takoi sot ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, z. Lazslo Markusz.

Kryetari Mustafa, pasi falënderoi ambasadorin për vizitën, e njoftoi atë edhe për aspekte të zhvillimit ekonomik. Mustafa, po ashtu, shprehu mendimin e tij edhe për fushat e bashkëpunimit të frytshëm në mes të dyja vendeve.

Ndër fushat e bashkëpunimit me interes të veçantë për të cilat u fol gjatë këtij takimi ishin, energjia e ripërtritshme, menaxhimi i ujërave dhe aspektet tregtare për prodhimet bujqësore.
Kryetari Mustafa, e falënderoi ambasadorin, Markusz edhe për përkrahjen e vazhdueshme që Hungaria i ka ofruar Republikës së Kosovës.

Ambasadori, hungarez, Markusz, ndërkaq, theksoi se takimi është në funksion edhe të intensifikimit të marrëdhënieve ekonomike në mes të Hungarisë dhe Kosovës.

Ai gjatë takimit e njoftoi kryetarin e komisionit, Mustafa, se është në proces nënshkrimi i marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik në mes të të dyja Qeverive. Bashkëpunimi, tha Markusz, në vijim, do të koncentrohet në fushat e interesit të përbashkët dhe pritet të ketë takime të rregullta të ekspertëve dhe bizneseve të të dyja vendeve.

 

 

Kryetari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik... takoi ambasadorin e Hungarisë Kryetari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik... takoi ambasadorin e Hungarisë