Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisioni për Legjislacion..
E Marte, 10.11.2015
Në mbledhjen e sotme të Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, të kryesuar nga nënkryetarja e Komisionit znj. Selvije Halimi, u mor vendim për shpalljen e konkursit për zgjedhjen e dy anëtarëve në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, siç përcaktohet me nenin 108, paragrafi 6, pikat 2 dhe 3 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Komisioni vendosi që konkursi të jetë i hapur 15 ditë nga dita e publikimit. Tutje Komisioni diskutoi edhe për punën e grupeve punuese dhe në fund vendosi që mbledhja e radhës të mbahet me 17.11.2015 në orën 10:00.