Lajmet e fundit

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore...

E Hënë, 09.11.2015




Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Lirije Kajtazi, kryetare, shqyrtoi dhe përkrahu në parim Projektligjin për statusin dhe të drejtat e personave paraplegjik dhe tetraplegjik.

Gjatë shqyrtimit të këtij projektligji i pranishëm ishte edhe drejtori i shoqatës, "Handikos", Afrim Maliqi, i cili falënderoi anëtarët e komisionit për angazhimin e tyre lidhur me projektligjin. Ai vlerësoi se projektligji siguron përkujdesje të mjaftueshme për paraplegjikët dhe tetraplegjikët, numri i të cilëve arrin deri në katër mijë.

 

 

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore...