Lajmet e fundit

Fjalimi i kryetarit të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, prof.Muhamet Mustafa, në Konferencën Ndërkombëtare të SEECP "SINERGJITË RAJONALE, BASHKËPUNIMI STRATEGJIK DHE

E Premte, 06.11.2015




Fjalimi i kryetarit të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, prof.Muhamet Mustafa, në Konferencën Ndërkombëtare të SEECP "SINERGJITË RAJONALE, BASHKËPUNIMI STRATEGJIK DHE DIPLOMACIA PARLAMENTARE", që po mbahet në Sofje/Bullgari, 6 nëntor 2015,


I nderuari Kryesues!
Të nderuar pjesëmarrës!


Ne jemi të nderuar që sot po e diskutojmë një çështje shumë të rëndësishme që ndërlidhet me bashkëpunimin rajonal, i cili me të drejt quhet strategjia për sinergji për rajonin tonë.


Parlamentet e shteteve të rajonit mund ti kontribuojnë shumë kësaj sinergjie më së e nevojshme, për ketë ne kemi shumë mundësi, ngase në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Evropën Juglindore, karakterizohet me shumë mundësi komplementare zhvillimi, për të forcuar një kauzë të përbashkët - të ndërtojmë shoqëri të përparuar.


Këto mundësi komplementare janë në shumë fusha dhe më lejoni ti cek vetëm disa: energjia, infrastruktura, turizmi, bujqësia, arsimi, sporti, kultura dhe trashëgimia kulturore.


Republika e Kosovës është e përkushtuar të kontribuojë për eksploatimin e këtyre mundësive komplementare për të forcuar bashkëpunimin rajonal dhe sinergjitë rajonale. Megjithatë, janë një varg çështjesh të cilat paraqiten si pengesë për të arritur rezultate më të mëdha në këtë fushë dhe, më lejoni ti cek vetëm disa:


(1) Bashkëpunimi ekonomik tregtar dhe në fushën e investimeve nuk është ne nivelin e duhur për shkak të barrierave jotarifore si dhe problemeve me sundimin e ligjit, që shpesh ndikohet nga lobet e fuqishme importuese të lidhura me qarqe të interesit të ngushtë politik. Gjithashtu, modeli i tashëm i zhvillimit të ekonomive në tranzicion është treguar i papërshtatshëm për politikat industriale në këto vende që i karakterizon procesi i deindustrializimit. Prandaj, studimet e reja kompetente sugjerojnë politika para se gjithash në anën e ofertës.


(2) Një ndikim pozitiv në krijimin e sinergjive, padyshim japin projektet e lansuara në Samitin e Berlinit dhe Vjenës, të udhëhequra nga Komisioni Evropian në fushën e infrastrukturës si dhe iniciativa në fushën e arsimit dhe trashëgimisë kulturore.


(3) Ajo që pengon bashkëpunimin dhe krijon tensione politike në rajonin tonë janë standardet e ndryshme për të drejtat e minoriteteve në vendet tona. Ndonëse mund të ketë specifika të caktuara nëpër vendet tona, unë besoj fort se ne duhet të kemi një kompakt standardesh të obligueshme për të gjithë dhe të respektohen nga të gjithë.


(4) Disa vende, edhe përkundër qëndrimeve politike dhe rrjedhave të reja krijojnë barriera artificiale dhe pjesëmarrje të barabartë të vendeve në iniciativat dhe bashkëpunimin rajonal, një shembull është NPC-ja (Rrjeti i Komisioneve Parlamentare për Ekonomi, Buxhet dhe Integrim Evropian), ku janë shfaqur qëndrime rigide politike nga dy vende që janë shembull i keq, përkundër sinergjive për të cilat flasim sot. Ne kemi këtu përfaqësuesin e këtij rrjeti dhe shpresojmë që qëndrimet e tilla do të kalojnë në një afat sa më të shkurtër.


Ju faleminderit!

 

 

Fjalimi i kryetarit të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, prof.Muhamet MustafaFjalimi i kryetarit të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, prof.Muhamet Mustafa