Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane
E Premte, 06.11.2015
Komisioni për Integrime Evropiane, në mbledhjen e sotme të drejtuar nga Teuta Sahatqija, kryetare e komisionit, shqyrtoi tri projektligje: Projektligjin Nr. 05/L-042 për rregullimin e shërbimeve të ujit, Projektligjin Nr. 05/L-18 për Provimin e Maturës Shtetërore, dhe Projektligjin Nr. 05/L-045 për Sigurimet. Që të tri projektligjet janë shqyrtuar së bashku me amendamentet e komisioni funksional për to, nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.
Komisioni i miratoi projektligjet me amendamentet dhe të njëjtat i rekomandoi për miratim në seancë.