Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisioni për Legjislacion...
E Marte, 03.11.2015
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, në mbledhjen e kryesuar nga nënkryetarja e Komisionit znj. Selvije Halimi, shqyrtoi dhe miratoi në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 03/L-224 Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Komisioni gjatë takimit u njoftua edhe me Raportin e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, lidhur me numrin e lëndëve të përfaqësuara në gjykata dhe lëndëve të vendosura në favor të palëve të përfaqësuara, që nga themelimi i Agjencisë. Tutje Komisioni me qëllim të plotësimit që raportit me të gjithë anëtaret e Këshillit për Ndihmë Juridike Falas, shqyrtoi edhe propozimin nga radhët e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim dhe rekomandoi procedimin e raportit me kandidatet e propozuar, siç parashihet me nenin 11 të Ligjit nr. 04/L-17 për Ndihmë Juridike Falas. Po ashtu Komisioni diskutoi edhe për punën e grupeve punues dhe përcaktoi agjendën e tyre të radhës. Në fund Komisioni vendosi që mbledhja e radhës të jetë me dt. 10.11.2015 në orën 11:00.