Lajmet e fundit
Deputeti Nuredin Ibishi ka votuar Për Ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit
E Hënë, 02.11.2015
Deputeti nga radhët e Ggrupit Parlamentar të LDK-së, Nuredin Ibish, i ka deklaruar Zyrës për media të Kuvendit të Kosovës se gjatë seancës së sotme kishte problem me kartelën elektronike të regjistrimit të deputetëve dhe se pas ndërhyrjes nga kompetentët e IT-së kishte besuar se situata ishte rregulluar.
"Me rastin e votimit të amandamentit dhe Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe Komunitetit Evropian të Energjisë Atomike, unë kam shtypur tastin " PËR".
"Pas përfundimit të seancës, nga kryetari i GP, z. Ismet Beqiri, u njoftova se vota e ime nuk është regjistruar "PËR", ka theksuar Ibishi.
"Nëpërmes kësaj deklarate dua të informoj kompetentët por edhe opinion se vota ime ishte "PËR" dhe se gabimi i mosregjistrimit të votimit ka qenë te pjesa elektronike e regjistrimit", ka theksuar deputeti.
Këtë reagim timin e mbështes në Nenin 51, paragrafi 5 i Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe lus që kjo të hyjë në pjesën e votimit "PËR", dhe të futet në shtojcën e procesverbalit të seancës së sotme, ka përfunduar deputeti Nuredin Ibishi