Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane

E Hënë, 02.11.2015




Komisioni për Integrime Evropiane, në mbledhjen e mbajtur sot,të drejtuar nga Teuta Sahatqija, kryetare e komisionit, shqyrtoi Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës, në njërën anë, dhe Bashkimit Evropian dhe Komunitetit Evropian të Energjisë Atomike,në anën tjetër.

Komisioni, pasi e shqyrtoi Projektligjin, propozoi një amendament i cili u mbështet nga të gjithë anëtarët e këtij komisioni. Amendamenti i propozuar ka të bëjë në tekstin e projektligjit ku shtohet fjala Republika e Kosovës dhe, si i tillë, është ndryshuar në tërë tekstin e projektligjit.
Komisioni në mënyrë unanime votoi pro miratimit të Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe Komunitetit Evropian të Energjisë Atomike, duke e proceduar atë për miratim në Kuvendin e Kosovës.

 

 

 

 Nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane