Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion...

E Premte, 30.10.2015




Gjatë mbledhjes së Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, kryesuar nga nënkryetarja e Komisionit znj. Selvije Halimi, u shqyrtua Përfundimi i Kryesisë së Kuvendit nr. 05-P-036 për rishqyrtim të tekstit të Projektligjit për Kuvendin. Komisioni kërkoi nga kryesuesi i Nënkomisionit për Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit, që nënkomisioni, ta rishikojë edhe njëherë tekstin e Projektligjit për Kuvendin. Po ashtu, gjatë këtij takimi Komisioni formoi një grup punues që do të merret me analizimin e raportit me rekomandime të Avokatit të Popullit në lidhje me procedurën gjyqësore për ankesat kundër vendimeve preliminare për shpronësimin e pronës së paluajtshme. Tutje, Komisioni përkrahu raportet me amendamente në Projektligjin nr. 05/L-045 për Sigurimet dhe Projektligjin nr. 05/L-018 për provimin e maturës shtetërore. Komisioni adresoi vërejtje në raportin me amendamente të Komisionit funksional në Projektligjin nr. 05/L-042 për rregullimin e shërbimeve të ujit për amendamentet 1,4.9 dhe 14. Po ashtu, Komisioni e shqyrtoi shkresën e proceduar nga Agjencia për Ndihmë Juridike falas nr. ANJF-11/15 e datës 29.10.2015, për emërimin e kandidatit nga Ministria e Drejtësisë dhe vendosi për procedim të raportit me rekomandime për Kuvend për emërimin e anëtarëve të Këshillit për Ndihmë Juridike falas. Në fund Komisioni vendosi që mbledhja e radhës të jetë me dt. 3.11.2015 në orën 11:00.

 Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion...