Lajmet e fundit
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore...
E Enjte, 29.10.2015
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Lirije Kajtazi, kryetare, shqyrtoi dhe përkrahu në parim Projektligjin për ndryshim dhe plotësimin e Ligjit për lirinë fetare në Kosovë.
Në këtë mbledhje, komisioni formoi edhe grupin punues për hartimin e Rregullores për zgjedhjen dhe shkarkimin e Avokatit të Popullit dhe zëvendësve të Avokatit të Popullit, me këtë përbërje: Lirije Kajtazi, kryetare dhe deputetët: Kujtim Paqaku e Salihe Mustafa, anëtare.
Ndërkaq, lidhur me kërkesën e zëvendësit të Avokatit të Popullit, z. Bogoljub Staletoviç, komisioni vendosi që të mos diskutojë në këtë takim, për shkak se çështja lidhur me pretendimet e z. Staletoviç, është duke u shqyrtuar në gjykatën përkatëse. Është kërkuar ndërkohë, procedimi sa më i shpejtë i shpalljes së konkursit për zëvendësit e Avokatit të Popullit, të cilëve iu ka skaduar mandati që nga tetori i vitit 2014.