Lajmet e fundit

Nga vizita e Komisionit për Shëndetësi në Republikën e Malit të Zi

E Enjte, 29.10.2015




Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale prej datës: 25.10.2015 deri 27.10.2015 ka zhvilluar një vizite zyrtare në Republikën e Malit të Zi, ku në kuadër të kësaj vizitë ka realizuar një sërë takimesh, si vijon;
Delegacioni nga Kuvendi i Republikës së Kosovës gjegjësisht Komisioni për Shëndetësi Punë dhe Mirëqenie Sociale, vizitën e filloi në Komunën Ulqinit ku u takua me Kryetarin z. Fatmir Gjeka dhe bashkëpunëtorët e tij.
z. Gjeka duke ju dëshiruar mirëseardhje në Ulqin delegacionit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, foli për marrëdhëniet tradicionale që Ulqini dhe shqiptarët në Mal të Zi kanë me Kosovën. Ai u ndal në ndihmesën që ka dhënë dhe po jep Kosova në shkollimin e të rinjve, veçoi vizitat tradicionale të turisteve Kosovarë në bregdetin e Ulqinit, foli për lidhjet mes bizneseve si dhe për çështje të tjera të rëndësishme nga fusha e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale.
Ndërkaq Kryetarja e komisionit znj. Brovina tha se qëllimi i vizitës në Mal të Zi është shkëmbimi i përvojave dhe thellimi i bashkëpunimit të Kosovës dhe Malit të Zi, si në fushën e legjislacionit, shëndetësisë, punësimit dhe tema të tjera me interes të përbashkët për dy vendet tona.
"Ne si delegacion dëshirojmë të njihemi më për së afërmi me problemet e Shqiptarëve në Mal të Zi, statusin juridik të tyre, punësimin gjendjen në shëndetësi e sektor tjerë"ka thënë Brovina,duke kërkuar që të kuvendarët e Kosovës të njihen me gjendjen e Qendrës së Maternitetit në Ulqin dhe për vështirësitë me të cilat ballafaqohet. U diskutua po ashtu edhe për kuadrot nga fusha e shëndetësisë, për punëtorët në këtë rast pensionistet që kanë punuar në Kosovë , por që vitet e shërbimit apo stazhi s'po ju njihet. Komisioni u zotua se ni do të shqyrtoje dhe do t'i ndërmarrë veprimet e nevojshme. Palët u dakorduan që takime të këtij lloji janë në interes të përbashkët, andaj ata duhet shpeshtuar dhe çështjet e ngritura të marrin rrugën e zgjidhjes.
Delegacioni nga Kosova në përbërje të të cilit ishte e dhe i ngarkuari me punë në Ambasadën e Kosovës në Mal të Zi z. Sentiq, si dhe zëvendësshefi z. Gjemajli vazhduan takimet me përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malit të Zi, më një grup të pensionisteve të cilët kanë punuar në Kosovë si dhe me një vizitë në maternitetin e qytetit.
Nga kryetari Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malit të Zi dhe njëherësh edhe deputet në Kuvendin e Malit të Zi z. Genc Nimanbegu u njoftuam me statusin dhe gjendjen e Shqiptarëve në Mal të Zi, po ashtu u njoftuam për përbërjen dhe funksionin e këshillit i cili po luan një rol të veçantë në avancimin e pozitës së Shqiptarëve në Mal të Zi. Ku në këtë rast nga ana e përfaqësuesve të këshillit u kërkua që Kosova të vazhdoj me mbështetjen e Shqiptarëve po ashtu nga ana e përfaqësuesve të këshillit u kërkuar që Kosova dhe Mali Zi të bëjnë avancimin e bashkëpunimit të nivelit diplomatik në nivel të ambasadoreve.
Delegacioni po ashtu ka realizuar një takim me një grup të pensionisteve të cilët kanë punuar në Kosovës dhe të cilëve nuk po ju njihet stazhi i punës, ku të cilët para delegacionit paraqiten shqetësimin e tyre dhe kërkuan mbështetje, ku u pajtuan që të kompletojnë lëndën e tyre me dokumentet e nevojshme dhe të procedojnë dhe delegacioni u zotua se do të trajtoj seriozisht këtë çështje dhe do të ndërmerr veprimet e nevojshme në bazë të kompetencave të tij.
Delegacioni po ashtu realizoi edhe një vizitë të shkurtër në qendrën e Maternitetit në Ulqin ku nga drejtori u njoftua për së afërmi me gjendjen dhe funksionimin e qendrës së maternitetit dhe shtëpisë së shëndetit.
Komisioni ka realizuar takim si dhe vizitë të hapësirave të Kardiokirurgjisë dhe Urgjencës në Qendrën e Klinikës Spitalore të Malit të Zi, ku u njoftuam për se afërmi rreth funksionimit dhe shërbimeve që ofrohen për qytetaret.
Po ashtu komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale ka takuar komisionin homolog të Kuvendit të Malit Zi. Komisionet parlamentare të të dyja vendeve shkëmbyen përvojat e tyre sa i përket legjislacionit të miratuara në fushën e shëndetësisë, punës dhe mbrojtjes sociale të fëmijëve, si dhe ligjet që janë në procedurë parlamentare në fushën e shëndetësisë.
Ata u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet të dy vendeve, si dhe dy komisionet parlamentare në fushat në interesin e përbashkët.
Pas takimit me komisionin homolog, komisioni vazhdoje me realizimin takimeve tjera si vijon:
Delegacioni ka realizuar një takim me anëtarët e Komisionit për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe emigrantët e Parlamentit të Malit të Zi.
Duke vlerësuar bashkëpunimin e tanishëm mes dy vendeve tona por edhe nevojën për të forcuar bashkëpunimin ekonomik, diplomatik si dhe në shumë fusha tjera me interes të përbashkët theksuan znj. Brovina dhe z. Filipoviq ku u pajtuan se bashkëpunimi në fushën e kulturës dhe të shëndetësisë janë themelore dhe duhet të jenë afatgjatë po ashtu u zotuan edhe për një bashkëpunimi më të mirë në marrëdhëniet të mira fqinjësore dhe të përgjithshëm të të dyja vendeve.
Delegacioni ka realizuar një takim me dy deputetët shqiptarë në Kuvendin e Malit të Zi: z. Nikol Gegaj dhe Genc Nimanbegu, ku diskutua për bashkëpunimin ndërmjet dy parlamenteve dhe njeherit u informuan nga z. Nimanbegua dhe Gegaj me përbërjen e parlamentit të Malit të Zi dhe marrëdhënieve politike në Mal të Zi. Marrëdhëniet mes dy vendeve po përmirësohen çdo ditë dhe që natyrisht, duhet të vazhdojnë edhe me një intensitet me të shtuar me theks të veçantë në sferën e punësimit - marrëdhënieve të punës gjatë sezonit turistik, si dhe rregullimin e statusit të pensionistëve të cilët kanë punuar në Kosovë, dhe nuk po ju njihet stazhi i punës. z. Nimanbegu shprehu dëshirën e tij që marrëdhëniet diplomatike sa më shpejt të jetë e mundur për të ngritur në nivelin e ambasadorëve.
Delegacioni nga Kuvendi i Republikës së Kosovës gjegjësisht Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale ka realizuar një vizitë në Komunën e Tuzit ku është takuar me Kryetarin e Komunës Urbane të Tuzit z. Abedin Axhoviq dhe bashkëpunëtoret tij, të cilët e falënderuan përzemërsisht delegacionin të cilët theksuan se kemi kënaqësinë që për herë të parë të kemi një vizitë të këtij niveli nga Kosova. Po ashtu e njoftuan delegacionin për statusin juridike dhe funksionimin e komunës së Tuzit si dhe për gjendjen e shqiptarëve në këto treva si dhe nevojën e mbështetjes në shumë fushe si në arsim, kulturë, shëndetësi dhe punësim.

 

 

 Nga vizita e Komisionit për Shëndetësi në Republikën e Malit të Zi Nga vizita e Komisionit për Shëndetësi në Republikën e Malit të Zi Nga vizita e Komisionit për Shëndetësi në Republikën e Malit të Zi Nga vizita e Komisionit për Shëndetësi në Republikën e Malit të Zi