Lajmet e fundit
Seanca e veçantë e Kuvendit për nder të presidentit të Austrisë, Heinz Fischer
E Enjte, 29.10.2015
Duke e hapur seancën e veçantë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nder të presidentit të Austrisë, Heinz Fischer, kryeparlamentari,Kadri Veseli, pasi ka përshëndetur deputetët, ambasadorë të vendeve mike dhe krerët e shtetit: presidenten Jahjaga, kryeministrin Mustafa, zëvendëskryeministrin Thaçi dhe gjithë kabinetin qeveritar, i është drejtuar mysafirit të lartë nga Austria:
"I nderuari president i Republikës së Austrisë, zotëri Heinz Fischer,
Mirë se keni ardhur në Kuvendin e Kosovës.
Është një nder i veçantë për ne, përfaqësuesit e Popullit të Kosovës që sot ju kemi në mesin tonë.
Prezenca Juaj, sot në Kuvendin e Kosovës, shpreh më se miri frymën e bashkëpunimit në mes dy vendeve tona. Shpreh përkushtimin e vendit tuaj për t'i qëndruar pranë vendit tonë në rrugëtimin e tij të konsolidimit demokratik, zhvillimit ekonomik dhe integrimit evropian.
Në emër të Kuvendit të Kosovës, dua t'i shpreh gjithë mirënjohjen shtetit dhe popullit austriak për ndihmën e vazhdueshme dhënë popullit tonë, në kohë të ndryshme, në rrethana të ndryshme, në ditët e vështira që ne kaluam nga koha e çlirimit deri tek pavarësia.
Zotëri President,
lidhjet e shumëfishta miqësore që vendi ynë ka me vendin tuaj për ne paraqesin një vlerë kombëtare.
Ne do të vazhdojmë t'i kultivojmë këto lidhje në funksion të paqes, stabilitetit, zhvillimit ekonomik dhe demokratizimit të plotë të Ballkanit perëndimor, që tani është në rrugën e përbashkët të integrimit në familjen e madhe të demokracive evropiane", ka përfunduar Veseli, duke i uruar mirëseardhje presidentit Fischer edhe në gjermanisht dhe duke e ftuar që t'i drejtohet Parlamentit të Kosovës.
Presidenti i Austrisë Heinz Fischer, pasi ka përshëndetur drejtuesit e lartë të institucioneve të shtetit dhe deputetët ka falënderuar për mundësinë që i ishte dhënë të vizitoj Parlamentin dhe t'ju drejtohem dhe të flas me ju si president federal i Austrisë dhe mik i Kosovës. Duke e bërë një prezentin të vetës së tij ka thënë:"Në vitin 1971 jam zgjedhur në Parlamentin Austriak për herë të parë dhe kam qenë pjesë e tij deri në vitin 2004, pra për 33 vjet, 12 vjet si anëtarë i një fraksioni dhe për 12 vjet të tjera si kryetar i Parlamentit të Austrisë."
"Në këtë periudhë kohore jam mësuar të vlerësoj dhe ta dua pluralizmin dhe kjo është gjithherë një pjesë e demokracisë të një vendi dhe në Parlamentin e Austrisë kam mësuar shumë dhe kam bërë shumë përvoja të ndryshme dhe mbase mund të përcjell diçka prej saj tek ju, zonja dhe zotërinj. Pluralizmi austriak është i lidhur ngushtë me zhvillimet historike në vend, kur Parlamenti funksionon dhe punon mirë atëherë funksionon edhe demokracia në një vend, kur kemi kriza në Parlament dhe vështirësi, atëherë edhe demokracia nuk është se nuk preket nga kjo. Kjo është një prej përvojave që kam bërë dhe unë jam një anëtar ose besoj shumë në atë se mund të mësojmë shumë nga historia, " vazhduar Fischer, duke e cituar një autore austriake, e cila kishte thënë njëherë se historia na mëson, mirëpo nuk gjen nxënës, të cilët e dëgjojnë.
"Kjo nuk është e saktë, kjo nuk është e drejtë. Besoj se ne të gjithë mësojmë pak a shumë nga historia nuk mund ta shmangim këtë që të mos mësojmë nga historia. Mirëpo, këto mësime duhet t'i praktikojmë edhe në jetën e përditshme, historia e Austrisë është e karakterizuar se në 20 vjet pas përfundimit të monarkisë prej vitit 1918 deri 1930, pluralizmi ishte jashtëzakonisht i tensionuar. Tensionet në mes të djathtëve dhe majtëve, konservatorëve dhe socialistëve ishin gjithherë më të ashpra dhe më agresive kështu që po e përmbledh në vitin 1934 në fund kishim një luftë qytetare.
Dhe në të gjitha anët kishim humbje, në fund të ditës nuk fitoi askush dhe shumë lot u derdhën, pastaj erdhi koha e luftës dhe fashizmit dhe në '45 filluam sërish të ndërtojmë një demokraci të re unë isha fëmijë i vogël në këtë kohë, mirëpo këtë e kuptova gjatë viteve të jetës sime se politika austriake pas vitit '45 ishte e shënjuar nga mësimet që kishim nxjerr në periudhën në mes të dy luftërave botërore se kishim mësuar që të punojmë së bashku, se bashkëpunimi është diçka i rëndësishëm dhe se respektimi i partive të ndryshme karshi njëra-tjetrës dhe një fer play në politik është diçka e jashtëzakonisht e rëndësishme. Dhe rindërtimi i Austrisë pas vitit '45 kjo çka është emëruar edhe si mrekullia ekonomike e Austrisë ishte gjithçka e mundur veçse kishte një koalicion të Qeverie të të gjitha palët e të dy palëve, të cilat para 10 vjetëve ishin në një luftë, qëndronin përballë njëri-tjetrit në luftë qytetare, kështu që me përfundimin, domethënë nga '45 deri '69, ishim gjithherë një koalicion stabil, natyrisht se edhe fushatat zgjedhore ishin të ashpra mirëpo kufijtë e caktuar nuk janë tejkaluar asnjëherë.
Në vitin ‘66 partia konservative kishte një shumicë absolute dhe të gjithë kishin frikë se nëse tani një parti qeverisë vetëm, çfarë do të ndodhte. Socialdemokratët ishin në opozitë, mbase do të fillojmë diçka sërish me nxitje, siç kishim në Republikën e parë. Mirëpo, sot mund të them një përgjigje të qartë. Bazuar në bashkëpunimin në mes vitit 1945 dhe '69 është arritur që të funksionojë sistemi edhe nëse kemi vetëm një parti në Qeveri.
Parakushti për të funksionuar kjo ishte, se është pranuar edhe opozita si një anëtar me të drejta të plota në procedurat politike, si një pjesëmarrës me të drejta të plota në sistemin e pluralizmit. Nëse mund ta quajmë si "pluralizmi britanik", domethënë, me shumicën e votave kur kemi udhëheqësit e Qeverisë dhe udhëheqësit e opozitës, pra kur opozita ka një rëndësi të veçantë në procesin politik, e kjo ishte koha e periudhës së viteve pasardhëse, kur me Kushtetutën e Austrisë edhe të drejtat për opozitën janë destinuar, pra në Kushtetutë. Dhe, në këtë periudhë kohore unë e kam mbështetur për funksionin tim të atëhershëm këtë gjë dhe, besoj se kjo është suksesi që ne sot kemi një kuvend stabil dhe Qeveria së bashku me opozitën, bashkërisht mund të bashkëpunojnë dhe realizojnë edhe ligjet e ndryshme dhe në të cilin proces opozita ka një funksion dhe hapësirë të rëndësishme për të përcjellë argumentet e tyre.
Me një fjalë, apeloj tek ju një pluralizëm të gjallë të partive politike, të cilat pranohen dhe të cilat i ofrojnë ofertë të ndryshme qytetarëve, dhe të cilët për çështje themelore, siç është respektimi i Kushtetutës dhe shtetit të së drejtës dhe çështjeve dhe interesave të politikës së jashtme, për këto çështje të kenë të gjithë të përbashkët. Asnjë sistem politik nuk është perfekt, nuk ka demokraci perfekte, vetëm në utopi mund ta gjejmë këtë, mirëpo demokracia bëhet nga njerëzit dhe meqë, njerëzit nuk janë perfekt, atëherë edhe demokracia nuk mund të jetë perfekte. Mirëpo, demokracinë mund ta zhvillojmë dhe të kujdesemi për të.
Demokracia, nëse mund ta paraqes në metaforë, është si një bimë. Për një bimë duhet të kujdesemi që ajo të rritet, duhet të kemi kujdes që të mos e shkelim, por kur të ketë mundësinë që ajo të rritet, atëherë ajo edhe shpaloset por edhe kur ka kohëra të vështira, domethënë edhe erëra të forta e stuhi, ajo do të jetë e fortë dhe të qëndrojë e t'i tejkalojë këto vështirësi. Prandaj, në këtë aspekt duhet ta trajtojmë me shumë kujdes edhe demokracinë.
Unë mendoj se demokracisë i bëjmë një shërbim të mirë, kur një vend ka një bazë ekonomike dhe stabile, kur kemi tensione të mëdha sociale, kur dallimi në mes të varfërve dhe të pasurve është shumë i madh, atëherë natyrisht se mund të ketë më shumë tensione politike dhe të gjitha këto duhet t'i kemi parasysh në aspektin e demokracisë.
Pra, për të gjitha këto ekzistojnë, jo diku në ajër, por tek qytetarët që kanë një stabilitet në jetën e tyre të përditshme, prandaj edhe demokracia ka përgjegjësinë, që sistemi ekonomik dhe social në një vend të funksionojë dhe të plotësohen nevojat e qytetarëve" . , duke theksuar se nuk mund ta lë pa thënë diçka edhe për raportin për bashkëpunimin austriako-kosovar:
"Unë jam shumë i kënaqur për zhvillimet e theksuara në këtë raport. Edhe këtu vlen fjalia: çdo gjë çka është e mirë mund të bëhet edhe më mirë, dhe çdo gjë çka është më e mirë, gjithherë mund të përmirësohet ende. Mirëpo, kur mendoj se sa është e vështirë për Kosovën apo ishte për Kosovën që në fillim të shtetndërtimit me vështirësitë me të cilat është ballafaquar dhe se si për shtetet e ndryshme evropiane nuk ishte e qartë dhe e thjeshtë se si të pozicionohen karshi Kosovës, mund të them se për politikën austriake ishte e qartë në raport që të ketë do të thotë një qëndrim pozitiv karshi shteteve të Ballkanit Perëndimor, pra për të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor pa e veçuar ndonjë, dhe se sa mirëkuptim ka Austria për angazhimin e njerëzve në Kosovë, të cilët mund të them kanë reaguar në angazhimin e njerëzve në Kosovë për të shkuar rrugës të cilën e synojmë dhe zhvillimet t'i marrin në duar të vet.
Anëtarësimi ynë në NATO. Ne nuk jemi pjesë e NATO-s, dhe në aktivitete militare, ne jemi munduar t'i mbështesim ato dhe ndër shtetet e para kemi qenë si Austri që e kemi pranuar shtetin e Kosovës dhe në një kohë të mëhershme kemi zhvilluar dhe kontribuar për studimet e ndryshme dhe njohjen e vendit të Kosovës si shtet por edhe për investime në fushën ekonomike, dhe për një zhvillim ekonomik i cili e jep mundësinë për zhvillimin e mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik dhe besoj shumë që kjo do të shërbejë edhe më tej në raportin e mirë dhe miqësor në mes Kosovës dhe Austrisë dhe e cila do të kontribuojë në rend të parë për Kosovën dhe ne si Austri jemi të angazhuar që marrëveshjet të cilat arrihen në fillim të këtij viti, që miku im Ahtisari nga Finlanda ka qenë aktiv në shtetndërtimin tuaj dhe këto marrëveshje të realizohen në mënyrë paqësore dhe të bëhen ashtu siç janë parashikuar.
Ne do të mundohemi që edhe në vitet e ardhshme të kemi marrëdhënie të mëtejshme, t'i thellojmë dhe intensifikojmë bashkëpunimin ekonomik dhe kjo është një çështje për politikën e jashtme thelbësore si rrugë për të qenë pjesë e BE-së dhe integrimit të saj në UE. Pra, është i kuptim plotë se integrimi në Evropë nuk është asgjë tjetër veç se një mësim nga historia.
100 vite histori evropiane nga Kongresi i Vjenës e deri te Lufta e dytë botërore, që janë 120 vite histori evropiane të cilat janë shënjuar gjithherë në mes tensioneve në mes Gjermanisë dhe Francës. Pra në këtë periudhë kohore gjithherë ka pasur luftëra në mes Francës e Gjermanisë dhe shumë shtete tjera janë përfshirë në këto luftëra, e po ashtu edhe në perandorinë austriake - austro-hungareze, dhe pas luftës së dytë botërore kanë thënë - mjaft më me këtë, nuk mund të vazhdojmë kështu dhe duhet të shohim se si të tejkalohet konflikti gjermano-francez dhe me këtë do të arrihet të shtensionojmë dhe anashkalojmë edhe përfshirjen e tensioneve tjera dhe konfliktet tjera dhe përfshirjen e vendeve tjera. Kjo ka qenë një pikë thelbësore në Unionin Evropian, të filluar me 6, me 9, u bënë 12 dhe prej 12 në 15, ishte me anëtarësimin e Austrisë, Finlandës dhe Suedisë, të cilat kanë paraqitur kërkesën e tyre për anëtarësim dhe pastaj në 25 tjera, dhe me anëtarësimin e Bullgarisë e Rumanisë dhe 27 dhe 28 me anëtarësimin e Kroacisë dhe kjo është mirë që Unioni Evropian është një familje e madhe, pra jo gjithherë shkon gjithçka mirë, pra edhe në Unionin Evropian jo gjithherë shkon gjithçka në rregull, kurse tani e kemi aktualisht çështjen e refugjatëve dhe qëllimet ose objektivat janë dhe synohet e është e logjikshme që në zgjerimin e kësaj familjeje të përfshihen edhe 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor, e kjo është dëshirë e jona që të gjitha shtetet të cilat duan të jenë pjesë e Bashkësisë Evropiane ose familjes evropiane duhet t'i përgjigjen disa detyrave dhe standardeve dhe këtu nuk ka ndonjë përjashtim, nuk ka ndonjë protektorat të veçantë për një grup të caktuar apo jo, meqë të gjithë anëtarët e Unionit Evropian duhet të plotësojnë detyrat apo standarde minimale të cilat duhet t'i plotësojnë qoftë në aspektin e shtetndërtimit, luftës së kriminalitetit e tjera dhe vetëm atëherë mund të arrijmë që të funksionojë ky union prej gjithsej 34 shteteve të cilat do të ishin në fund dhe nëse shohim se si e gjithë kjo ka një ndikim në zhvillimet globale qoftë edhe në aspektin ekonomik dhe kontributin e Evropës në aspektin ekonomik global, atëherë duhet të shohim se duhet të jemi në nivel të njëjtë me SHBA, me Kinën dhe ekonomitë tjera të mëdha botërore dhe që mund të operojmë së bashku. Pra ky është një qëllim për të cilin ndjehemi të gjithë të preokupuar dhe Kosova është e ftuar që të bëhet anëtare e kësaj familje, Kosova është e ftuar që të nisë një rrugë e cila shpie në këtë familje.
Pas 89-tës shumë politikanë qoftë Koli, Miterani apo edhe shumë të tjerë, qoftë në Varshavë, Budapest kanë prezantuar njoftime që brenda 3 viteve të jenë anëtarë të Unionit Evropian dhe këto 3 vite nuk mund ata t'i përmbahen dhe kishte pak zhgënjime që nuk mund të arrihen, prandaj nuk është mirë që të vëmë data ose të japim limite kohore, mirëpo është e rëndësishme që rruga të jetë e qartë dhe uroj që gjithçka të shkojë mirë në realizimin në përshkrimin e kësaj rruge.
Zonja e zotërinj,
Kisha paraparë 15 minuta të flas dhe të j u drejtohem juve për t'u përgjigjur ftesës tuaj që të shpalosë disa mendime për demokracinë, për pluralizmin dhe Evropën.
Edhe një herë dua të falënderohem përzemërsisht për ftesën tuaj dhe e di që kjo nuk është përditshme dhe këtë e vlerësoj shumë dhe falënderoj shumë për vëmendjen tuaj dhe të Parlamentit në këtë vend, demokracisë së vendit, Qeverisë e po ashtu opozitës çdo të mirë dhe përshëndetemi nga ju me dëshirat më të mira për zonjën presidente dhe të ardhmen e vendit tuaj. Faleminderit!", ka përfunduar presidenti Fisher, i përcjellë me duartrokitje, sikurse edhe në momentin e hyrjes në sallën e sencave të Kuvendit të Kosovës.
Kryeparlamentari Veseli e ka përmbyllur seancën e sotme duke e falënderuar shumë presidentin Fisher për këto fjalë të veçanta, edhe pse, siç është shprehur kreu i Kuvendit, presidenti Fisher e ka një përvojë jashtëzakonisht të gjatë parlamentare dhe desh i edhe debat, që tha më herët se nëse ka nevojë, mund të bëjmë edhe debat por ne do ta përmbyllim këtu takimin tonë. "Faleminderit shumë president! Faleminderit deputetë të nderuar!" ka përfunduar Veseli.