Lajmet e fundit

Gruaja kosovare po përfaqësohet në Londër në “Javën e Gruas”

E Enjte, 29.10.2015




Kryesuesja e Grave Deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës, znj. Blerta Deliu Kodra, po merr pjesë në " Javën e Gruas ", e cila po mbahet në Londër. Në këtë takim, po diskutohet për gjendjen e grave në 20 shtete të botës, përfshirë edhe Kosovën.

Në takim u diskutua lidhur me mundësitë e inkurajimit të grave dhe vajzave për tu përfshirë në mënyrë të denjë në jetën politike dhe ekonomike, me ç'rast u shkëmbyen edhe përvojat e ndryshme të shteteve, në promovimin e agjendave gjinore.

Kosova, duke qenë një shtet i ri, është përfaqësuar në mënyrë të denjë nga kryetarja e GDK-së, znj. Deliu-Kodra. Ajo me këtë rast ka diskutuar edhe rreth arritjes së objektivave të shtetit të Kosovës.

"Me gjithë sfidat e shumta në Kosovë, dita-ditës po krijohet një ambient i mirë për përfshirje të grave dhe vajzave në vendimmarrje", tha gjatë këtij takimi deputetja Deliu-Kodra, duke vlerësuar më tej punën e mirë që ka bërë dhe po e vazhdon ta bëjë presidentja e vendit, znj. Atifete Jahjaga, në arritjen e objektivave gjinore.

Gjatë këtij takimi, pas deklaratave të znj. Deliu-Kodra, që kishin të bënin me bashkëpunimin e grave deputete të Kosovës, shteti ynë është vlerësuar dhe cilësuar nga gratë pjesëmarrëse si shembull i mirë bashkëpunimi në mes të grave deputete në Kuvendin e Kosovës.

 

 

Gruaja kosovare po përfaqësohet në Londër në “Javën e Gruas” Gruaja kosovare po përfaqësohet në Londër në “Javën e Gruas” Gruaja kosovare po përfaqësohet në Londër në “Javën e Gruas”