Lajmet e fundit

Kryekuvendari Veseli takoi ambasadorin e Shqipërisë, Z. Minxhozi

E Mërkure, 28.10.2015




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot takoi ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Qemal Minxhozin.


Në takim, Kryekuvendari dhe Ambasadori diskutuan për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon, me theks të veçantë, në zhvillimet e fundit dhe punën e Kuvendit të Kosovës.


Z. Veseli theksoi se qytetarët e Kosovës dhe bashkësia ndërkombëtare presin nga të gjithë ne, në mënyrën më të përgjegjshme institucionale, të shtyjmë përpara proceset në të cilat gjendet Kosova, me qëllim të ngritjes së mirëqenies së qytetarëve dhe respektimin e shtetit ligjor.


"Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit është etapë e re zhvillimore për vendin tonë, ndërsa procesi i euro-integrimeve vijon të përcillet me përkushtim nga të gjitha nivelet institucionale", theksoi kryetari Kuvendit, Kadri Veseli.


Ambasadori Minxhozi përgëzoi kryekuvendarin Veseli për nënshkrimin e marrëveshjes së MSA-së, duke vënë theksin në vijimin e angazhimit për liberalizimin e vizave dhe realizimin e procesit euro-integrues, duke ofruar mbështetjen e plotë të Shqipërisë në këto procese.

Kryekuvendari Veseli takoi ambasadorin e Shqipërisë, Z. Minxhozi