Lajmet e fundit

Komisioni për shqyrtimin e nominimeve për kandidatët për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese

E Marte, 27.10.2015




Komisioni për shqyrtimin e nominimeve për kandidatët për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, i kryesuar nga Kryeparlamentari, Kadri Veseli, njëherësh kryetar i këtij Komisioni, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën ka bërë nominimin e kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.

Komisioni vlerësoi se të 16- të kandidatët që kanë aplikuar për gjyqtarë në këtë gjykatë, i plotësojnë kushtet e parapara, andaj është vendosur që procesi të vijojë me proceduara të mëtejme për përzgjedhjen e tyre.

Në takim u bë e ditur se në mesin e 16 aplikantëve, do të zgjidhen dy gjygjtarë në Gjykatën Kushtetuese, ndërkaq, u sqarua se, për një pozitë nuk mund të ketë më pak se pesë konkurrentë, përfshirë këtu edhe përfaqësimin gjinor.

Në fund të takimit, komisioni vendosi që kandidatët me 9 nëntor t'i nënshtrohen provimit me shkrim, ndërkaq, atij me gojë më 11 nëntor, duke filluar në orën 10.

 

 Komisioni për shqyrtimin e nominimeve për kandidatët për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese