Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës
E Hënë, 26.10.2015
Duke qenë se ka dështuar dy herë radhas mbledhja e Komisionit për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, kryeparlamentari, Kadri Veseli, ka vendosur që për herë të tretë ta thërrasë mbledhjen e këtij komisioni.
Mbledhja e Komisionit për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës do të mbahet ditën e martë, më 27.10.2015, në orën 10:30, në sallën S-II.