Lajmet e fundit

Shtyhet mbledhja e Komisionit për shqyrtimin e nominimeve për kandidatët për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese

E Hënë, 26.10.2015




Ndonëse nesër skadon afati ligjor për shqyrtimin e nominimeve për kandidatë për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, Komisioni, në mungesë kuorumi, as sot nuk ka arritur të mbajë mbledhje.

Kryeparlamentari, Kadri Veseli, njëherësh kryetar i Komisionit për shqyrtimin e nominimeve për kandidatët për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese tha se, mbledhja e radhës do të tentohet të mbahet nesër, duke filluar nga ora 11:00. Ai po ashtu njoftoi se, nëse Komisioni edhe nesër nuk do të arrijë të mbajë mbledhje, procesi do të përsëritet.