Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
E Shtune, 24.10.2015
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga Kadri Veseli, kryetar, në të cilën ishin prezentë edhe kryetarët e grupeve parlamentare, vendosi që seancë e ndërprerë në orën 16:00, të vazhdojë sonte.
Ndërkaq, pas diskutimeve të nënkryetarëve dhe kryetarëve të grupeve parlamentare lidhur me gjendjen aktuale dhe nevojën e tejkalimit të kësaj situate, Kryesia, me katër vota për dhe një kundër, vendosi që, në mbështetje të nenit 67.6 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, të nenit 41, paragrafi 4 të Rregullores së Kuvendit, në pamundësi të mbajtjes së seancave plenare, më 17 shtator 2015, 8, 15 dhe 23 tetor 2015, ku është bllokuar puna e seancës plenare, është cenuar siguria dhe shëndeti i deputetëve, të kërkohet veprim plotësues, duke përfshirë ndërhyrjen e zyrtarëve të policisë, për sigurinë, shëndetin e deputetëve dhe mbarëvajtjen e punimeve të seancës plenare.
Ky vendim u është dërguar për zbatim Kryeministrit, Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.