Lajmet e fundit
Debati publik lidhur me monitorimin e Ligjit për Shërbimin civil në Republikën e Kosovës, konkretisht nenin 11 të këtij Ligji
E Premte, 09.10.2015
Komisioni për të drejtat, interesat e komuniteteve dhe kthim, të cilin e kryesoi znj. Jasmina Zhivkoviq, kryetare e Komisionit, mbajti sot debat publik lidhur me monitorimin e Ligjit për shërbimin civil në Reublikën e Kosovës, konkretisht nenit 11 të këtij Lilgji.
Në këtë debat, krahas anëtarëve të Komisionit morrën npjesë përfaqësuesit e OSBES-së, BE, ministri ipa portfel në Qeverinë e Kosovës z. Rasim Demiri, ministri i administrimit të pushtetit lokal z. Ljubomir Mariq, zëvendësministri i Ministrisë të pushtetit publik z. Mustaf Muqaj, zëvendësministri i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim z. Qaush Balaj, si dhe përfaqësuesit e Ambasadës Gjermane në Prishtinë dhe disa përfaqësues të OJQ-ve.
Në debat kryetarja e Komisionit znj. Zhivkoviq ka theksuar se Komisoni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, duke u bazuar në mandatin e saj dhe në emër të kompetencave nga fushëveprimtarija e punës, kohë më parë ka formuar grupin punues për monitorimin e Ligjit për Shërbimin Civil në Republikën e Kosovës, konkretisht nenit 11 të këtij Ligji. Ky grup punues, pas 4 muajve të punës ka shprehur brengosje lidhur me mosimplementimin e këtij Lilgji dhe parregullsitë dhe problemet, si në nivelin qendror, poashtu edhe në atë lokal. Kryetari i grupit punues Veton Berisha në këtë debat publik ka theksuar se grupi punues i ka evidentuar 10 parregullsi lidhur me punësimin e pjesëtarëve të komuniteteve jo shumicë dhe se statistikat e Ministrisë së pushtetit lokal nuk përmban informata të sakta dhe të sigurta. Në vazhdim z. Berisha ka theksuar se sipas Ligjit për shërbimin publik në republikën e Kosovës, konkretisht nenit 11, komunitetet jo shumicë, si në nivelin ?Qendror po ashtu edhe në atë lokal duhet të përfaqësohen me minimumin e 10% të të punsuarëve, kjo Rregullore nuk zbatohet në të gjitha institucionet publike. Ndonëse të gjithë pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë janë duke u ankuar për shkak të punësimit jo të barabartë, me gjithë atë në situatë më të rëndë janë pjesëtarët e komunitetit Rom, Ashkalinj dhe Egjiptas.
Në debatin e theksuar anëtari i këtij Komisioni Qerim Bajrami ka theksuar se komuniteti boshnjak është në pozitë jo të barabartë sa i përket punësimit në nivelin Qendror dhe atë lokal, duke marrë parasysh numrin e banorëve që jetojnë dhe punojnë në Kosovë. Njëkohësisht, ekzistojnë shumë raste kur një pjesëtar i ndonjë komuniteti tjetër deklarohet si boshnjak, kështu që ai automatikisht punësohet në vendin e punës të dedikuar për pjesëtarët e komunitetit boshnjak, i cili faktikisht nuk është pjesëtar i këtij komuniteti.
Në vazhdim të këtij debati publik, duke marrë pjesë në diskutim Ministri i administrimit të pushtetit lokal z. Ljubomir Mariq, ka theksuar se ndonëse deri më tani është dashur që në kuadër të Qeverisë së Kosovës të formohet Grupi ndërministror për implementimin e ligjit të theksuar, fatkeqësisht kjo nuk është realizuar dhe ky grup duhet të formohet sa më parë me qëllim të zbatimit të këtij ligji në teren. Z. Mustaf Muqaj, ka theksuar se ky ligj është miratuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës në vitin 2010 dhe është e qartë se gjatë implementimit të këtij ligji në teren ekzistojnë shumë parregullsi dhe kjo ministri është duke hartuar një projektligj të ri, të cilin së shpejti do t'ia prezantoj të gjitha palëve të interesuara. Deputeti nga komuniteti ashkalinj gjithashtu ka shfaqur pakënaqësi pasi që pjesëtarët e këtij komuniteti nuk janë të përfaqësuar në mënyrë adekuate në administratë dhe ekzistojnë shumë raste kur pjesëtarët e rrejshëm punësohen në vendet e dedikuara për këtë komunitet.
Në fund të debatit, anëtarët e komisionit për të drejtat, interesat e Komuniteteve dhe Kthim, shfaqën pakënaqësinë e tyre me qenë se në praktikë nuk zbatohet ligji për shërbimin civil në Republikën e Kosovës, konkretisht të nenit 11 të këtij Ligji, ku në mënyrë recidive qëndron se pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë duhet të jenë të përfaqësuar me së paku 10% në administratë publike.