Lajmet e fundit

Tryezë e përbashkët lidhur me prezantimin e Ligjit për Barazi Gjinore

E Mërkure, 21.10.2015




Komisioni Parlamentar për të Drejta të Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, në bashkëpunim me Grupin e Grave Deputete dhe Agjencionin për Barazi Gjinore, mbajtën një tryezë të përbashkët lidhur me prezantimin e Ligjit për Barazinë Gjinore.

Kryetarja e e Komisionit parlamentar për të Drejta të Njeriut..., dhe njëhërësh anëtare e Bordit të GGD-ës, Lirije Kajtazi, theksoi rëndësinë e këtij ligji, i cili rregullon çështjet e barazisë në mes gjinive. Barazia gjinore, theksoi znj. Kajtazi, është vlerë themelore për zhvillimin demokratikë të shoqërisë, për pjesëmarrje të barabartë në jetën politike, ekonomike, sociale e kulturore. Prandaj, edhe pse me ligj synimi për kuotën e përfaqësimit gjinor 50%, duket mjaft ambicioz, konsiderohet se është e drejtë natyrore dhe gjithashtu mëtim për një standard.

Në emër të Grupit të Grave Deputete diskutoi edhe deputetja Mexhide Mjaku- Topalli, e cila tha se pozita e rëndë ekonomiko- sociale dhe patriarkalizmi bëjnë të vështirë zbatimin e Ligjit për Barazinë Gjinore.

Kryeshefja e Agjencionit për Barazi Gjinore, znj. Edona Hajrullahu, theksoi se ABGJ do të angazhohet që të përmbushë obligimet, me qëllim që ky ligj të bëhet i zbatueshëm.

Në këtë tryezë kontribuuan me paraqitjet e tyre edhe Avokati i Popullit, Hilmi Jashari , deputetja Salihe Mustafa etj.