Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të drejtat dhe interesat e komuniteteve dhe kthim
E Mërkure, 30.09.2015
Komisioni për të drejtat dhe interesat e komuniteteve dhe kthim nën kryesimin e deputetes Jasmina Zhivkoviqi, kryetare e Komisionit, mbajti takim në të cilin pika kryesore e rendit të ditës ishte Procedura për pranimin e kandidatëve të komuniteteve pakicë për regjistrim në universitete në vitin shkollorë 2015 - 2016.
Në këtë mbledhje krahas anëtarëve të Komisionit morën pjesë edhe përfaqësuesit e OSBE-së, EU-së, KDI-së, KAAD si dhe përfaqësuesit të Këshillit konsultativ pranë kabinetit të Presidentes së Republikës së Kosovës.
Në fillim, kryetarja Zhivkoviq, mes tjerash theksoi se për të qenë prezentë dhe për të dhënë informatat shtesë në lidhje me këtë pikë të rendit të ditës, për këtë seancë zyrtarisht, me shkrim është ftuar Ministri Arsim Bajrami, i cili me keqardhje nuk mori pjesë personalisht dhe as nuk dërgojë asnjë zyrtarë nga kjo Ministri.
Në vazhdim të kësaj mbledhjeje, nënkryetarja e dytë e Komisionit, Myfera Shinik,krahas tjerave e theksoi se gjatë takimit të kaluar anëtarët e GP 6+ patën një takim të shkurtër me ministrin, Bajrami, në lokalet e grupit parlamentar 6+ ku u fol për këtë temë që është pikë e rendit të ditës. Në vazhdim zonja Shinik theksoi se ministri Bajrami premtoi se për kandidatët nga komunitetet jo shumicë për regjistrim në universitete, për vitin shkollor 2015 - 2016 do të publikohet konkursi i tretë i regjistrimit në universitetet e Kosovës dhe se kjo gjendje do të rregullohet shumë shpejtë, që do të thotë se Vendimi i rektoratit për kvotën e regjistrimit të studentëve nga komunitetet jo shumicë do të zbatohet në tërësi (sepse deri më tash nga 328 vende të rezervuara në afatin e parë të regjistrimit janë regjistruar vetëm rreth 40 studentë dhe se gjer më tani për vendet e mbetura të lira nuk është publikuar konkursi i dytë për regjistrim në universitetet publike në Kosovë), por kjo nuk e arsyeton mos prezencën e ministrit apo të zyrtarëve të Ministrisë në fjalë që të jep informata në lidhje me këtë temë para Komisionit edhe pse me kohë janë shtuar që të marrin pjesë. Pakënaqësinë e vetë për mos përgjigjen e ftesës nga ana e ministrit Bajrami apo zyrtarëve të Ministrisë për arsim ... shprehen edhe anëtarët tjerë të Komisionit.
Në fund të mbledhjes Komisioni vendosi që kësaj Ministrie t'i dërgojë shkresë zyrtare me të cilin do të dërgohet arsyeja pse askush nga kjo ministri nuk mori pjesë në këtë mbledhje dhe nuk kanë informuar anëtarët e Komisionit lidhur me procedurën për pranimin e Kandidatëve nga komunitetet jo shumicë për regjistrim në universitete në vitin shkollor 2015 - 2016.