Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të drejtat dhe interesat e komuniteteve dhe kthim
E Hënë, 21.09.2015
Komisioni, nën kryesimin e deputetes Jasmina Zhivkoviqi, kryetare e Komisionit, ka mbajë mbledhje në të cilën pika kryesore e rendit të ditës ishin: Revidimi i planit të punës për vitin 2015 dhe shqyrtimi i situatës lidhur me regjistrimin e studentëve nga komunitetet jo shumicë në Universitetin e Prishtinës.
Në këtë mbledhje përveç anëtarëve të Komisionit morën pjesë edhe përfaqësuesit e OSBE-së, përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-ve, KDI-së dhe ata nga Këshilli për komuniteteve pranë Kabinetit të Kryetares së Republikës së Kosovës.
Në fillim të mbledhjes kryetarja e Komisionit, zonja Zhivkoviq, mes tjerash theksoi se sipas Planit të punës së këtij Komisioni për vitin 2015 ishte paraparë mbikëqyrja e implementimeve të këtyre 6 ligjeve: Ligjit për Fshatin Hoqa e Madhe; Ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit; Ligjit për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të Tyre në Republikën e Kosovës; Ligjit për Shërbimin Civil; Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale; si dhe Ligjit për Financat Lokale. Së shpejti Grupi punues do ta dërgon Raportin për mbikëqyrjen e Implementimit të Ligjit për Fshatin Hoqa e Madhe si dhe Ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit ndërsa, duhet që më së largu deri në fund të muajit të ardhshëm grupet punuese ti dërgojnë raportet e veta për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Shërbimin Civil dhe Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale.
Në vazhdim, në pjesën ku u diskutua për shqyrtimin e situatës në lidhje me regjistrimin e studentëve nga komunitetet jo shumicë në Universitetin e Prishtinës, u tha se Vendimi i Rektoratit për kuotën e regjistrimit të studentëve nga bashkësia jo shumicë, nuk zbatohet në tërësi, sepse prej gjithsej 328 vendeve për regjistrim në afatin e parë, janë regjistruar vetëm rreth 40 studentë. Ndërsa gjer më tani për vendet e zbrazëta nuk është publikuar konkursi i dytë për regjistrim në Universitetin e Prishtinës. Gjithashtu u tha se për studentët nga Lugina e Preshevës dhe ata nga Republika e Malit të Zi është publikuar konkursi i dytë i regjistrimit për pranimin e 182 studentëve dhe se disa parti politike të komuniteteve shumicë dhe zyrat komunale për komunitetet kanë lëshuar vërtetime atyre që nuk janë pjesëtarë të komunitetit të caktuar për tu regjistruar në fakultete të ndryshme, si dhe testet në fakultete kanë qenë vetëm në gjuhen shqipe dhe jo edhe në gjuhen boshnjake dhe turke.
Në fund të mbledhjes së Komisionit, u vendos që një delegacion 4 anëtarësh të merr pjesë në mbledhjen e nesërme të Komisionit për arsim ..., ku do të merr pjesë edhe Arsim Bajrami, ministër për arsim dhe tu kërkesë të gjitha strukturave relevante që të mundësohet konkursi i tretë ose regjistrimi shtesë për studentët nga komunitetet jo shumicë.