Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Bujqësi...
E Mërkure, 21.10.2015
Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Fikrim Damka, shqyrtoi amendamentet e Projektligjit për rregullimin e shërbimeve të ujit.
Amendamentet (14 sosh), i paraqiti kryetari i komisionit, Damka, të cilat pas shqyrtimit, u miratuan edhe nga anëtarët e tjerë.
Pas miratimit të amendamenteve, ky projektligj do të procedohet tutje sipas Rregullores së Kuvendit.
Në këtë mbledhje, komisioni ka formuar edhe grupin punues të Projektligjit për zonën e rrezikuar mjedisore të Obiliqit dhe rreth tij.