Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

E Marte, 13.10.2015




Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim të cilin e kryesonte znj. Jasmina Zhivkoviq, kryetare e Komisionit, ka mbajtur mbledhjen në të cilën pika bosht e rendit të ditës ishte Raportimi i ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami dhe rektori i Universitetit të Prishtinës, z. Ramadan Zejnullahu, lidhur me rekomandimet e këtij Komisioni, konkretisht për veprimet për pranimin e kandidatëve të komuniteteve jo shumicë për t'u regjistruar në univerzitetet publike në Kosovë në vitin akademik 2015/16.

Në mbledhjen e përmendur përveç anëtarëve të Komisionit kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit nga EU-a, Ambasada Amerikane në Prishtinë, TDI, nga Komisioni këshillëdhënës për komunitete i Zyrës së Kryetares së Republikës së Kosovës.

Në fillim të mbledhjes së lartpërmendur të Komisionit, kryetarja e Komisionit znj. Zhivkoviq, përveç të tjerash ka theksuar se për të marr pjesë dhe për të dhënë informacione plotësuese lidhur me pikën e lartpërmendur të rendit të ditës, në këtë mbledhje zyrtarisht kemi ftuar ministrin e Arsimit, Shkencës dhe të Teknologjisë z. Arsim Bajramin, dhe rektorin e Universitetit të Prishtinës, z. Ramadan Zejnullahu, por mjerisht ata sot në mbledhje të Komisionit nuk kanë prezantuar as personalisht, gjithashtu nuk kanë marr pjesë asnjë zyrtar nga Ministria dhe Rektorati.
Në vazhdim të mbledhjes së lartpërmendur të Komisionit, anëtari i këtij Komisioni, Veton Berisha përveç të tjerash ka theksuar se kjo është hera e tretë që ky Komision diskuton përkitazi me këtë temë dhe se për të tretën herë askush nga Ministria apo Rektorati nuk marrin pjesë në mbledhje dhe sjellja e tyre është për çdo gjykim. Në vazhdim z. Berisha ka theksuar se për pranimin e kandidatëve të komuniteteve jo shumicë për t'u regjistruar në universitetet publike në Kosovë për vitin akademik 2015 /16 nuk është shpallur konkursi i dytë për regjistrim, ndërsa për të gjithë të tjerët, që donë të thotë për kandidatët e popullsisë shumicë dhe kjo edhe për studentët nga Maqedonia, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës është shpallur konkursi.
Anëtari i Komisionit Danush Ademi në diskutimin e tiji, përveç të tjerash ka theksuar se për kandidatët e komuniteteve jo shumicë për t'u regjistruar në Universitetet publike në Kosovë për vitin akademik 2015/16 nga gjithsej 328 vende të ndara në afatin e parë të regjistrimit deri më tani janë regjistruar vetëm 30 studentë dhe se deri më tani për vendet e mbetura të lira nuk është shpallur konkursi i dytë për t'u regjistruar në universitetet publike në Kosovë. Në vazhdim ai ka theksuar se ekziston pre supozimi se këto vende të studentëve jo shumicë i kanë zënë studentët e popullit shumicë dhe për këtë arsye nuk është shpallur konkursi i dytë për regjistrim. Në fund të diskutimit të tij z. Ademi ka theksuar që nga komuniteti Ashkali nuk janë regjistruar gjithsej 15 studentë në afatin e parë të regjistrimit sipas konkursit dhe ka qen e nevojshme që të shpallet për të treten herë konkursi plotësues për regjistrim në universitetet publike në Kosovë, për pranimin e këtyre dhe studentëve të tjerë nga komunitetet jo shumicë.

Qerim Bajrami në diskutimin e tij përveç të tjerash ka theksuar se ndonëse Ministri Bajrami ka premtuar se për studentët e komuniteteve jo shumicë do të shpallet konkursi plotësues për të tretën herë, e kjo nga ana e Rektoratit është refuzuar kështu që ky konkurs as që do të publikohet. Në vazhdim ai ka theksuar se deri më tani në universitetet publike në Kosovë janë regjistruar 30 studentë ose vetëm 10% nga numri i përgjithshëm i vendeve të ndara për studentët e komuniteteve jo shumicë. Njëherit në afatin e parë të konkursit për pranim testet kanë qenë vetëm në Gjuhën Shqipe e jo edhe në Gjuhën Boshnjake dhe Turke, dhe se kjo gjendje do të duhej të rregullohet në afat sa më të shkurtër. Në fund z. Bajrami ka theksuar se do të kërkoj që nga viti i ardhshëm buxhetor për studentët e komuniteteve shumicë të ndahet 10% nga Buxheti i cili i dedikohet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe në emër të shkollimit të studentëve të komuniteteve jo shumicë në universitetet publike në Kosovë.
Anëtari i Komisionit Agim Kikaj ka theksuar se do të ishte mirë që testet të jenë edhe në gjuhën e komuniteteve dhe të shikohet se kush është fajtor për këtë situatë në Senat apo Rektorat. Ai përveç të tjerash ka theksuar se do të ishte mirë të shpallet për të tretën herë konkursi për pranimin e studentëve të komuniteteve jo shumicë në universitetet publike në Kosovë.
Në fund të mbledhjes të Komisionit është marrë vendimi që në emër të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Rektoratit dhe Senatit të universiteteve publike t'ju dërgohet një shkresë zyrtare dhe të kërkohet përgjegjësi për situatën e krijuar përkitazi me pranimin e kandidatëve të komuniteteve jo shumicë për t'u regjistruar në universitetet publike në Kosovë për vitin akademik 2015/16.

 

 

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim