Lajmet e fundit

Shtyhet për nesër mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

E Hënë, 19.10.2015




Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, e paraparë për sot, është shtyrë për ditën e martë, në orën 11:00.


Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, para fillimit të mbledhjes, i njoftoi nënkryetarët e Kuvendit dhe kryetarët e grupeve parlamentare me iniciativën e presidentes së vendit për takime me drejtuesit institucionalë dhe politikë, lidhur me zhvillimet e fundit politike në Kosovë. Në pritje të zhvillimit të këtyre takimeve, kryetari Veseli propozoi që mbledhja të shtyhet për ditën e nesërme. Propozimi u përkrah njëzëri nga Kryesia.


Kreu i Kuvendit bëri të ditur po ashtu se gjatë kësaj jave do të mbahet mbledhja plenare, e ndërprerë javën e kaluar

Shtyhet për nesër mbledhja e Kryesisë së Kuvendit