Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Veseli priti në takim shefin e Misionit të FMN-së në Kosovë, Jacques Miniane

E Premte, 16.10.2015




Sot, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Kadri Veseli, zhvilloi takim me shefin e Misionit të FMN-së në Kosovë, z. Jacques Miniane.


Bashkëbiseduesit diskutuan për ndikimin e gjendjes aktuale në Kosovë në trendet e zhvillimit ekonomik dhe treguesit financiar të vendit.


Miniane shprehu shqetësimin e institucionit që ai përfaqëson se bllokada e krijuar në Kuvendin e Kosovës mund të ketë ndikim negativ në objektivat fiskal të Kosovës të paraparë për vitin 2015, si dhe në Marrëveshjet që ka FMN-ja me Qeverinë e Kosovës, në radhë të parë në Ligjin për Buxhetin e Kosovës të vitit 2016 dhe legjislacionin mbështetës të tij.


Kryetari Veseli nga ana e tij theksoi se "institucionet e Kosovës do të zbatojnë përgjegjësitë e tyre për të mos lejuar dëmtimin e proceseve që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, stabilitetin financiar dhe ambientin e përshtatshëm për investime ekonomike", për të shtuar se qëllimi i tij, në të cilin punon si udhëheqës i legjislativit kosovar, është të rikthej vëmendjen e institucioneve në agjendën ekonomike, ngase vetëm hapat pozitiv në këtë agjendë mund të garantojnë zhvillimet tjera pozitive.


"Po humbim kohë dhe energji në agjenda të padobishme dhe është momenti ta ndalojmë këtë trend", tha kryetari Veseli, për të shtuar se "vendi do të ecë përpara pavarësisht kokëçarjeve të momentit".

 

 

Kryeparlamentari Veseli priti në takim shefin e Misionit të FMN-së në Kosovë, Jacques MinianeKryeparlamentari Veseli priti në takim shefin e Misionit të FMN-së në Kosovë, Jacques Miniane