Lajmet e fundit

Kryetari Veseli takoi drejtorin e Qendrës për Mirëkuptim Ndërfetar në SHBA, Rabini Bemporad

E Premte, 16.10.2015




Sot, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Kadri Veseli, zhvilloi takimin me Rabinin Jack Bemporad, Drejtor i Qendrës për Mirëkuptim Ndërfetar në SHBA. Fillimisht z. Bemporad falënderoi Kryetarin Veseli për mikpritjen të cilën është duke e përjetuar gjatë vizitës së tij në Kosovë, për të shtuar se rrëfimeve që ka dëgjuar për mikpritjen shqiptare do t'ua shtojë edhe rrëfimin e tij.


Më tutje Rabini Bemporad theksoi se Kosova nuk është ndonjë qendër e madhe financiare, as qendër e fuqishme politike, por ka një traditë të mrekullueshme të mirëkuptimit fetar dhe bashkëjetesës fetare.


"Populli juaj ka një përgjigje të mrekullueshme se si duhet religjionet ta trajtojnë njëra-tjetrën", tha Rabini Bemporad, për të shtuar se qëllimi i aktivitetit të tij është që religjionet në botë në themelet e tyre të zbulojnë së bashku burimet e paqes, mirëkuptimit e bashkëpunimit.


Kryetari Veseli, duke falënderuar Rabinin Bemporad për vizitën dhe mesazhet e tij në Kosovë, theksoi përkushtimin e institucioneve të shtetit të Kosovës dhe të të gjithë shoqërisë kosovare, për paqen, stabilitetin dhe mirëkuptimin ndëretnik dhe ndërfetar në vend dhe më gjerë. Më tutje kryetari Veseli shtoi se "ne ndihemi krenarë që modeli ynë i mirëkuptimit fetar është duke frymëzuar gjithandej botës njerëz dhe organizata që punojnë për të mirën e njerëzimit".

 

 

Kryetari Veseli takoi drejtorin e Qendrës për Mirëkuptim Ndërfetar në SHBA, Rabinin Bemporad Kryetari Veseli takoi drejtorin e Qendrës për Mirëkuptim Ndërfetar në SHBA, Rabinin Bemporad Kryetari Veseli takoi drejtorin e Qendrës për Mirëkuptim Ndërfetar në SHBA, Rabinin Bemporad Kryetari Veseli takoi drejtorin e Qendrës për Mirëkuptim Ndërfetar në SHBA, Rabinin Bemporad