Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media

E Mërkure, 14.10.2015




Shqyrtimi i Projektligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative ishte temë e mbledhjes së sotme të Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, të kryesuar nga Zenun Pajaziti, kryetar i Komisionit. Në këtë mbledhje mori pjesë edhe zëvendësministri i Ministrisë së Administratës Publike, Hajredin Hyseni, me bashkëpunëtorë. Takimi shënon fillimin e punës së grupit punues për këtë Projektligj. Në këtë frymë, Komisioni bëri agjendën e shqyrtimit të Projektligjit, përkatësisht vendosi që këtë Projektligj ta shqyrtojë në punëtori dyditore. Po kështu, Komisioni miratoi ekspertizën e ekspertit të angazhuar për të ndihmuar këtë Komision.

 Mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media