Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturё, Rini dhe Sport

E Marte, 13.10.2015




Shqyrtimi i Projektligjit për kinematografinë ishte temë bosht e mbledhjes së sotme të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, kryesuar nga Nait Hasani, kryetar i Komisionit. Ky Projektligj,tashmë ka kaluar në lexim të parë në Kuvend, pastaj është organizuar një shqyrtim publik nga Komisioni, ndërsa janë mbajtur edhe gjashtë debate me ekspertë të ndryshëm të kinematografisë. Mbi bazën e vërejtjeve që janë dhënë, sot vazhdoi shqyrtimi nen për nen i Projektligjit. Anëtarët e Komisionit dhe përfaqësues të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, duke synuar të ofrojnë zgjidhje sa më të mira ligjore,propozuan plotësime të ndryshme në nene të këtij Projektligji. Shqyrtimi i Projektligjit do të vazhdojë edhe më tutje nga ana e Komisionit, në mënyrë që ai pastaj të procedohet tutje në Kuvend.

 

 

Mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturё, Rini dhe Sport