Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...

E Marte, 13.10.2015




Shqyrtimi në parim i Projektligjit për patentë-shofer, ishte temë e mbledhjes së sotme e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, kryesuar nga Muhamet Mustafa, kryetar i komisionit.

Këtë Projektligj, para komisionit e paraqiti ministri i Ministrisë së Infrastrukturës (MI), Lutfi Zharku.

Me këtë rast, ministri Zharku, vuri në spikamë rëndësinë që ka miratimi i këtij projektligji dhe fushën që rregullon ai.

Ministri Zharku, vlerësoi se me miratimin e këtij projektligji do të plotësohen mangësitë e ligjit aktual, ndërkaq, vlerësoi se projektligji i propozuar sjellë risi, të cilat do të ndikojnë në ngritjen e sigurisë në komunikacion.

Anëtarët e komisionit, vlerësuan se projektligji i propozuar i plotëson të gjitha kushtet për procedim të mëtejmë për shqyrtim të parë në mbledhje plenare të Kuvendit, ndërkaq, formuan edhe grupin punues lidhur me të.

Në këtë mbledhje, komisioni diskutoi edhe për mbikëqyrjen më efikase të agjencioneve të pavarura.

Gjatë debatit lidhur me këtë çështje u konstatua nevoja e një mbikëqyrjeje më të madhe të agjencioneve, ndërkaq, për format e mbikëqyrjes, komisioni do të diskutojë edhe në mbledhjet e radhës.

 

Mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...