Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit
E Marte, 13.10.2015
Në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, të kryesuar nga zëvendëskryetarja e parë, Selvije Halimi, u shqyrtua dhe u miratua në parim Projektligji për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar, si dhe Projektligji për Mjekësinë Ligjore.
Në vijim, Komisioni ka formuar edhe grupin e punës për shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik. Ndërkaq, krejtësisht në fund, anëtarët e Komisionit kanë diskutuar edhe lidhur me agjenden e ardhshme të mbledhjes së Komisionit.