Lajmet e fundit

Është përmbyllur afati për nominimin e kandidatëve për dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese

E Marte, 13.10.2015




Zyra e Sekretarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës njofton se është përmbyllur afati për dorëzimin e nominimeve (sipas Ftesës - Thirrjes publike) për paraqitjen e nominimeve të kandidatëve për zgjedhjen e dy gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.
Konfirmohet se dhe deri më 12.10.2015, në ora 16.00, nominimet i kanë paraqitur 15 kandidatët e shënuar më poshtë , ndërsa tani pritet për aplikimet eventuale përmes postës.

1. Bujar Muzaqi
2. Hashim Çollaku
3. Ramadan Gashi
4. Musa Dragusha
5. Rasim Krasniqi
6. Azem Hajdari
7. Shqipe Rexhepi
8. Hava Ismajli
9. Rexhep Gashi
10. Rexhep Kabashi
11. Emrush Kastrati
12. Zef Prenrecaj
13. Selvete Gërxhaliu
14. Gresa Cakaj Nimani
15. Safet Hoxha

Procedurat e mëtejme për përzgjedhjen e dy gjyqtarëve të GjKRK-së do të zhvillohen konform Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

 

Është përmbyllur afati për nominimin e kandidatëve për dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese