Lajmet e fundit

Kryetari Veseli ngushëllon homologun e tij turk, Yilmaz

E Shtune, 10.10.2015




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka ngushëlluar kryetarin e Asamblesë së Madhe Nacionale të Turqisë, Ismet Yilmaz, deputetët dhe të gjithë popullin e Turqisë, pas sulmit të sotëm terrorist në Ankara, i cili mori jetën e dhjetëra qytetarëve.

Në telegramin e kryetarit Veseli thuhet:

"Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe emrin tim, iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta për vdekjen e dhjetërave qytetarëve tuaj dhe plagosjen e shumë të tjerëve, si pasojë e sulmit të sotëm terrorist.

Në këto çaste të rënda për Juve, Asamblenë e Madhe të Turqisë dhe qytetarët e Republikës së Turqisë, shprehim ndjenjën tonë të solidaritetit, duke bashkëndjerë dhembjen me familjarët e viktimave dhe gjithë pupullin turk.

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka mbështetur dhe mbështet angazhimet e përbashkëta të botës demokratike, të udhëhequra nga SHBA-ja, me përkushtim të plotë në luftën kundër të gjitha formave të terrorizmit dhe ekstremizmit kudo që shfaqen në botë".

 

 Kryetari Veseli ngushëllon homologun e tij turk, Yilmaz