Lajmet e fundit
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore...
E Mërkure, 07.10.2015
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, i kryesuar nga Salihe Mustafa, zv. kryetare e parë e komisionit, shqyrtoi Raportin e monitorimit të Ligjit për Persona të Verbër.
Komisioni vlerësoi se raporti përmban të dhëna të mjaftueshme dhe rekomandime adekuate lidhur me zbatimin e këtij ligji.
Pas kësaj, raporti do të procedohet për shqyrtim në mbledhjen plenare të Kuvendit.