Lajmet e fundit
Komisionet e Kuvendit të Kosovës pranojnë rëndësinë e forcimit të mëtutjeshëm të sigurisë kibernetike në Kosovë
E Marte, 06.10.2015
Të martën me 6 Tetor, anëtarët dhe stafi i Kuvendit të Kosovës ka pranuar rëndësinë e forcimit të sigurisë kibernetike në Kosovë gjatë tryezës së rrumbullakët që u organizua me iniciativën e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Objektivat e dialogut të përfaqësuesëve të Kuvendit të Kosovës me ekspertët e sigurisë kibernetike dhe qeverisjes demokratike kishin për qëllim të rrisin vetëdijën e gjendjes së sigurisë kibernetike në Kosovë dhe të ofroj një platformë për të diskutuar politikëbërjen me pikat kombëtarë të kontaktit dhe ekspertët ndërkombëtar si dhe të vlerësoj prioritetet e Kuvendit të Kosoves për të mbikëqyrur masat e sigurisë kibernetike në Kosovë.
Ndonëse siguria kibernetike është thelbësore për sigurinë e vendit dhe stabilitetin ekonomik, mbikëqyrja parlamentare në këtë fushë vështirë mund të krijohet. Sfidat e mbikëqyrjes nuk janë përkeqësuar vetëm nga kompleksiteti teknik dhe ligjor, por edhe nga heterogjenitetit i aktorëve pjesëmarrës, duke përfshirë këtu një numër të madh dhe të larmishme të aktorëve shtetërorë, privat, ndërkombëtare dhe jo-shtetërorë. Për shkak të natyrës shumë teknike të sfidave të sigurisë kibernetike dhe përgjigjeve, organet e mbikëqyrjes shpesh nuk kanë ekspertizën e nevojshme për të kuptuar dhe për të mbikëqyrur ato siç duhet . Siguria kibernetike paraqet pyetje të ndërlikuara ligjore që lidhen, (mes tjerash) me të drejtën e privatësisë dhe lirisë së shprehjes.
Për arsyse se siguria në internet është, në shumë shtete, një çështje relativisht e re për aktorët e sigurisë, mbikëqyrja demokratike nga Avokati i Popullit, Komisionet parlamentare dhe organet tjera të specializuara vështirë është realizuar. Për shkak të shtimit të kërcënimeve të sigurisë që burojnë nga hapësira kibernetike, parlamentet në vendet e BE-së kanë filluar të ndërmarrin masa dhe të fuqizojnë kapacitetet e tyre të mbikëqyrjes në fushën e sigurisë kibernetike.
Republika e Kosovës është në proces të zhvillimit të kapaciteteve për sigurinë kibernetike. Strategjia kombëtare për sigurinë kibernetike është aktualisht duke u hartuar dhe se drafti i saj i parë është duke u shqyrtuar. Një vlerësim i përgjithshëm i kapaciteteve është kryer nga Qendra Globale e Kapacitetit të Sigurisë Kibernetike të Universitetit të Oksfordit. Vlerësimi i kornizës ligjore, strategjive, politikave dhe mekanizmave mund të konsiderohet si bazë udhërrëfyese për ngritjen e kapaciteteve të sigurisë kibernetike në Kosovë: Përveq organizimit dhe ngritjes së kapaciteteve për Ekipin Kombëtar për Reagim ndaj Emergjencave Kompjuterike (EREK), forcimi i kapaciteteve për krimet e lidhura me kompjuterin, ndërkohë që vetëdijësimi duhet të zgjerohet për të arritur sa më shumë grupe të ndryshme që të jetë e mundur. Trajnimin për sigurinë e informacionit dhe edukimi duhet të integrohet në të gjitha fazat e arsimit. Në të gjitha këto procese Kuvendi i Kosovës duhet të luaj rol aktiv.
Tryeza e Rrumbullakët është bashkë-organizuar nga Qendra e Gjenevës për Kontroll Demokratik të Forcave të Armatosura (DCAF) në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës. DCAF-i ka ofruar ngritjen e kapaciteteve për komisione të caktuara të Kuvendit të Kosovës që nga viti 2005 në mënyrë që të forcojë mbikëqyrjen parlamentare të sektorit të sigurisë në Kosovë.
Anëtarët pjesëmarrës, stafi i Kuvendit të Kosovës dhe përfaqësuesit e institucioneve qeveritare të Kosovës pranojnë rëndësinë e vazhdimit të dialogut për sigurinë kibernetike, duke u mbështetur në njohuritë dhe ekspertizën e ofruar në tryezën e rrumbullakët. Pjesëmarrësit u pajtuan që Kuvendi i Kosovës duhet të mbështes Qeverinë e Kosovës në hartimin dhe zbatimin e strategjisë kombëtare për siguri kibernetike dhe se parlamenti duhe të punojë me degët përkatëse të qeverisë, shoqërinë civile dhe sektorin privat për të zhvilluar njohuri gjithëpërfshirëse për rreziqet dhe sfidat si dhe zhvillimin e strategjive lehtësuese për trajtimin e këtyre rreziqeve.