Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike

E Marte, 06.10.2015




Në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, kryesuar nga Ali Sadriu, zëvendëskryetar i parë i komisionit, u shqyrtua Raporti i Auditimit të Pasqyrave Vjetore Financiare të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, për vitin 2014. Ky raport u prezantua nga Ekrem Hoxha, kryetar i ARKEP-ut, i cili mes tjerash theksoi se raporti kishte një opinion të pa-kualifikuar, duke u zotuar se do të jenë të fokusuar në implementimin e rekomandimeve të dhëna nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm.


Në vazhdim Komisioni shqyrtoi edhe raportin e Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave, i cili raport u prezantua nga përfaqësuesi Enis Berisha. Duke përmendur faktin se raporti kishte një opinion të pamodifikuar, anëtarët e komisionit përgëzuan z. Berisha dhe inkurajuan atë për punën e mëtutjeshme në aktivitetet e tyre.


Pas shqyrtimit, Komisioni u dakordua që dy raportet e shqyrtuara në këtë takim, të mos procedohen në mbledhjen e Kuvendit, meqë kishin një opinion të pa modifikuar.


Krejtësisht në fund, Komisioni ka diskutuar edhe lidhur me punëtorinë që do të mbahet më 13 tetor, duke filluar nga ora 13:00, me temën: "Ndihmë e mëtejshme e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike në një mbikëqyrje efektive të financave publike" .

 

 

 Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike