Lajmet e fundit

Kryekuvendari Veseli takoi Raportuesin e Këshillit të Evropës për Kosovën, Agustin Conde

E Hënë, 05.10.2015




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli ka takuar sot Raportuesin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën, Agustin Conde. Në takim u bisedua për aktualitetin politik në vend.


Kryekuvendari Veseli e njohu Z. Conde me zhvillimet në Kuvend, përkushtimin për zhvillimin e shtetit ligjor, transparencën dhe demokracinë parlamentare, si dhe me prioritet realizimin e agjendës kuvendore.


Z. Conde foli për raportin e fundit kushtuar Kosovës, me theks në çështjet që i takojnë respektimit të komuniteteve, respektimin e vlerave të multietnicitetit dhe integrimin e komuniteteve në institucione.


"Republika e Kosovës ka dëshmuar se është vend i stabilitetit dhe paqes, respekton të drejtat e komuniteteve dhe është shembull në këtë drejtim për rajonin dhe më gjerë. Mirëpresim vlerësimin e këtyre të arriturave tona në Këshillin e Evropës duke e mbështetur Kosovën në rrugën e saj të integrimeve euro-atlantike", theksoi Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.


Në takim u bisedua edhe për sistemin gjyqësor dhe kontributin që e jep Kuvendi i Kosovës në avancimin e tij.

Kryekuvendari Veseli takoi Raportuesin e Këshillit të Evropës për Kosovën, Agustin CondeKryekuvendari Veseli takoi Raportuesin e Këshillit të Evropës për Kosovën, Agustin CondeKryekuvendari Veseli takoi Raportuesin e Këshillit të Evropës për Kosovën, Agustin Conde