Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa

E Mërkure, 30.09.2015




Shqyrtimi i vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për normë të re të tatimit të akcizës për gazet e naftës dhe hidrokarbureve të tjera azotike ishte temë e parë shqyrtimi në mbledhjen e sotme të Komisionit për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga Naser Osmani, kryetar i Komisionit, në të cilën mori pjesë edhe ministri i Financave, Avdullah Hoti. Ministri Hoti e njoftoi Komisionin për normën e akcizës, duke theksuar se ajo do të jetë 0,15 euro për litër. Pas shqyrtimit, Komisioni përkrahu këtë vendim të Qeverisë, me të cilin vendoset normë e re e tatimit të akcizës për gazet e naftës dhe hidrokarbureve të tjera në Kosovë.

Në vijim Komisioni shqyrtoi Raportin vjetor financiar të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2014. Për parametrat financiar të kësaj zyre para Komisionit raportoi, ushtruesi i detyrës së auditorit të përgjithshëm të kësaj zyre, Artan Venhari. Ai me këtë rast theksoi se kjo zyrë ka pasur performancë të mirë dhe nuk ka pasur tejkalime në pozicionet financiare. Komisioni kërkoi disa sqarime lidhur me këtë Raport për të votuar pastaj në një mbledhje të ardhshme.

Komisioni në vazhdim shqyrtoi propozimin e Panelit Seleksionues të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekutiv të Bordit të BQK-së. Anëtarët e Komisionit u pajtuan që propozimin për këtë anëtar, për të cilin kanë konkurruar 5 kandidatë, ta procedojë në Kuvend.

 

 

Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa