Lajmet e fundit

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli takoi ambasadoren e Finlandës, Anne Huhtamaki

E Marte, 29.09.2015




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli ka takuar sot ambasadoren e re të Finlandës në Republikën e Kosovës, Znj. Anne Huhtamaki.


Kryetari e përgëzoi ambasadoren Huhtamaki për detyrën e re dhe misionin e saj fisnik të përfaqësimit të Finlandës në Kosovë dhe me këtë rast e njohu me zhvillimet aktuale në Kuvend.


Ambasadorja Huhtamaki e njohu kryetarin Veseli me prioritetet, duke theksuar se ajo dhe vendi i saj e mbështesin fuqishëm stabilitetin, sundimin e ligjit, thellimin e bashkëpunimit Kosovë-Finlandë dhe përkrahjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.


Kryetari i Kuvendit e falënderoi Ambasadoren e Finlandës për mbështetjen e vendit të saj, në veçanti në fushën e edukimit dhe sundimin e ligjit, duke theksuar se zhvillimi ekonomik, arsimimi i të rinjve dhe sundimi i ligjit, përbëjnë bazën e prioriteteve të institucioneve të Kosovës.


Bashkëbiseduesit u dakorduan se deri më tani, në marrëdhëniet në mes të dy vendeve, janë bërë zhvillime por ka shumë mundësi për zgjerimin dhe begatimin e këtyre marrëdhënieve, jo vetëm në fushën parlamentare dhe qeverisjes, por edhe atë ekonomike e kulturore.


Po ashtu, ambasadorja theksoi se Finlanda do të jetë mbështetëse e fuqishme e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, në veçanti në UNESKO.

 

 

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli takoi ambasadoren e Finlandës, Anne HuhtamakiKryetari i Kuvendit, Kadri Veseli takoi ambasadoren e Finlandës, Anne Huhtamaki