Lajmet e fundit
Komisioni për Bujqësi...
E Marte, 29.09.2015
Raporti mbi gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2015, ishte temë diskutimi në mbledhjen e sotme të Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, të kryesuar nga Fikrim Damka, kryetar i komisionit.
Gjatë shqyrtimit të këtij raporti, anëtarët e komisionit unanimisht vlerësuan se Raporti i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, nuk pasqyron gjendjen reale të mjedisit në vend, andaj, vendosën që atë t'ia kthejnë asaj për plotësim.