Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencionit Kosovar për Inteligjencë
E Marte, 29.09.2015
Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Haxhi Shala, kryetar i komisionit, diskutoi lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për klasifikimin e informacioneve dhe
verifikimin e sigurisë.
Anëtarët e komisionit vlerësuan se zbatimi në plotni i këtij ligji është në dobi të sigurisë së vendit, andaj, u shprehën të përkushtuar që të monitorojnë edhe zbatimin e tij.
Lidhur me këtë, komisioni formoi edhe grupin punues, i cili do të hartojë raport me shkrim.